75 Mall Live Search
12:48 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / mp

Nis shpërndarja e teksteve të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në diasporë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ka nisur shpërndarja e mbi 27 mijë teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare në shkolla jashtë territorit të Shqipërisë.

“Mbi 27 mijë tekste janë shpërndarë për nxënësit e shkollave dhe klasave të gjuhës shqipe anembanë botës, 70% më shumë se një vit më parë”, shkruan Rama.

Sipas Ramës, kjo shifër përfaqëson një rritje prej 70% krahasuar me një vit më parë dhe është pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjen e fëmijëve shqiptarë me gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar, kudo ku ndodhen në botë.

“Rreth 400 shkolla dhe klasa në vende të ndryshme të botës mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare, duke mbajtur gjallë lidhjen me gjuhën amtare dhe rrënjët tona tek brezat e rinj”, shkruan kryeministri.