Policia gjobitë shoferin që ngiste pa kontroll në Prishtinë

Pasditen e së shtunës, IndeksOnline publikoi pamje të një shoferi që drejton në mënyrë jo të rregullt veturën e tij me targa të huaja.
Duke e nisur vrullshëm veturën dhe duke e lëvizur atë pa kontroll rrugëve të Prishtinës.
Nga policia është konfirmuar se i dyshuari është gjobitur për kundërvajtje në trafik.
Ndaj tij është shqiptuar dënimi prej 150 eurosh.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik” thuhet në njoftimin e policisë.