75 Mall Live Search
08:55 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / MSH

Eskalon një qytetar në Fushë-Kosovë, mësynë me veturë policët

Një person është arrestuar dje në Fushë-Kosovë, pasi kishte tentuar të godasë me veturë dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:15 në rrugën “Pajazit Islami”, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari, pasi mësyu policët me veturë, goditi me telefon njërin nga zyrtarët.

“Dy zyrtarë kanë pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” deklaron policia./IndeksOnline/