Arrihet marrëveshja, Nunez drejt Al-Hilalit

Darwin Nunez do të jetë lojtari më i ri i Al-Hilalit.
Sipas Fabrizio Romanos, klubi arab arriti marrëveshjen me Liverpoolin, duke e bërë atë prurjen e re në skuadër pas asaj të Theo Hernandezit.
Al-Hilal, pagoi rreth 53 milionë euro për shërbimet e uruguajanit, i cili do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.
Gjatë këtyre ditëve ai pritet të niset drejt Arabisë Saudite, për të kryer vizitat mjekësore./IndeksOnline/