75 Mall Live Search
12:58 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / LB

Nënkryetari i Mitrovicës shkon në punë me bluzën: “Liria ka emër”

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka publikuar një fotografi ku shihet me një bluzë me ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

Në ditën kur do të mbahet protesta e ftuar nga OVL e UÇK-së në mbështetje të akuzuarve në Hagë, kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune ka ftuar të gjithë të dalin dhe të marshojnë, për të ngritur zërin në kërkim të drejtësisë.