75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / FR

Prizren: E bllokuan rrugën për shkak të dasmës, policia gjobit me 300 euro dasmorët

Policia e Kosovës ka gjobitur disa dasmorë për shkak se kishin bllokuar të dy shiritët e qarkullimit në rrugën “Alush Kryeziu” në Prizren.

“Njësiti patrullues i Stacionit Policor të Prizrenit ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin përgjegjës, i cili ka prezantuar një leje komunale për përdorim të njërës korsi nga ora 09:30 deri 10:30. Megjithatë, rruga ishte bllokuar në tërësi dhe jashtë afatit të lejuar”.

“Policia ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro sipas legjislacionit në fuqi dhe ka liruar rrugën për qarkullim normal të automjeteve”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/