75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Ndahet nga jeta ish- bashkëshorti i këngëtares së famshme

Brandon Blackstock, ish-bashkëshorti i këngëtares Kelly Clarkson, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me kancerin.

Lajmi u konfirmua nga familjarët të enjten, më 7 gusht, përmes një deklarate për People: “Brandon ndërroi jetë i qetë, i rrethuar nga familja. Ju falënderojmë për lutjet dhe kërkojmë respektimin e privatësisë.”

Vetëm një ditë më parë, Clarkson kishte njoftuar anulimin e koncerteve në Las Vegas për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-bashkëshortit dhe nevojës për t’u përkushtuar ndaj fëmijëve të tyre, transmeton IndeksOnline.

Clarkson dhe Blackstock ishin martuar në vitin 2013 dhe u ndanë në 2022. Ata kanë dy fëmijë së bashku: vajzën River dhe djalin Remington.