75 Mall Live Search
08:40 / E Premte, 08 Gusht 2025 / H F

Sulmoi policët, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Të enjten në mesditë, një person është arrestuar pasi dyshohet se i ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

Siç njofton policia në raportin 24-orësh, i dyshuari nuk i ka respektuar urdhrat e policëve, e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht ata të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, të enjten rreth orës 12:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, si edhe i ka sulmuar fizikisht ata. Si pasojë e sulmit fizik dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raport.