75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 08 Gusht 2025 / G T

Gigi Becali ndryshon mendim për klubet kosovare: Drita s’është aq e dobët…!

Presidenti i klubit FCSB-së, Gigi Becali ka folur për mediat në Rumani pas fitores së mbrëmshme 3:2 ndaj Dritës në UEFA Europa League.

Edhe pse para ndeshjes ai kishte dhënë komente negative për klubet kosovare, tani duket se i ka ndryshuar ato, shkruan Indeksonline

“Më parë mburresha, por tani pas asaj që ndodhi me Shkëndijen, nuk do ta them më kurrë. Shkëndija ishte vërtet e dobët. Drita nuk është aq e dobët…”, u shpreh Becali, i pyetur për gjasat e kualifikimit

Presidenti rumun ka ditë që po jep deklarata interesante në lidhje me Kosovën dhe klubet tona. Madje ai kishte deklaruar se javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Prishtinës me 20 truproja./Indeksonline/