E veshur me “shorce”, Jennifer Lopezin s’e lejuan të futej në një dyqan në Stamboll

Jennifer Lopez mbërriti në Stamboll në fillim të kësaj jave dhe u pa duke shëtitur nëpër qytet përpara koncertit të saj, më 5 gusht.
Sipas “Turkiye Today”, Lopez vendosi të vizitonte dyqanet e markave luksoze, por nuk u lejua të hynte në njërin prej tyre, shkruan Indeksonline.
İstanbul’da bir mağazanın güvenlik görevlisi, Jennifer Lopez’i tanımayıp ‘Doluyuz’ diyerek içeri almadı.
— Solcu Gazete (@solcugazete60) August 4, 2025
(Patronlar Dünyası) pic.twitter.com/JJL7i0CcWW
“Në rregull, s’ka problem”, tha ajo shkurt dhe vazhdoi të ecte drejt dyqaneve të tjera. Më vonë, punonjësit e të njëjtit dyqan dyshohet se iu afruan dhe e ftuan të kthehej, gjë që ajo e refuzoi.
Në markat si “Celina” dhe “Beymen”, JLO thuhet se ka shpenzuar shumë para duke blerë gjësende të ndryshme./Indeksonline/