75 Mall Live Search
13:29 / E Premte, 08 Gusht 2025 / L K

Manaj: Gjykata Kushtetuese miratoi kërkesën e LDK-së

Shkëmb Manaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte edhe kërkesa publike e LDK-së për zgjedhjen e ngërçit politik.

“Miratohet kërkesa e LDK-së nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës!
✅ Kryesuesi i seancës Avni Dehari ka shkelur Kushtetutën
✅ Një deputet nuk ka të drejtë të kandidohet me shumë se tri herë për kryetar të kuvendit
✅Votimi për kryetar dhe nënkryetar të kuvendit duhet të jetë i hapur
✅ Kryetari dhe nënkryetarët e kuvendit duhet të zgjedhën brenda afatit prej 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi!
Demokracia dhe shteti funksionojnë mbi rregullat kushtetuese dhe askush nuk mund t’i cenojë ato për bllokada instutucionale dhe interesa të ngushta politike”, shkruan Manaj në Facebook./Indeksonline/