75 Mall Live Search
21:26 / E Premte, 08 Gusht 2025 / MSH

Dega e LDK-së në Lipjan themelon shtabin zgjedhor

Dega e LDK-së në Lipjan ka themeluar zyrtarisht Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.

Shef i Shtabit është Imri Ahmeti, ndërsa kryesia e degës do të veprojë si shtab i plotë i degës.

Shtabi do të ketë të gjithë sektorët e nevojshëm për të menaxhuar fushatën.

“Pjesë e këtij shtabi do të jenë gjithashtu drejtorët komunalë, asambleistët, si dhe grupet e ekspertëve për sektorë të caktuar, të cilët do të angazhohen me profesionalizëm dhe përkushtim për hartimin dhe zbatimin e strategjisë fituese.

Ekipi fitues është gati! Me punë, përpara!” thuhet në njoftimin e Degës.