Beniada zbukuron rrugët e Parisit (Foto)

Beniada Jakic, modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, e njohur për stilin e saj unik, ka postuar së fundmi një foto nga zemra e Parisit, duke sjellë një frymë të re elegance dhe glamuri në kryeqytetin e modës.
Me një kombinim të veshjes së zezë me detaje të bardha dhe syze dielli luksoze nga Bottega Veneta, ajo ka arritur të kapë dritën dhe bukurinë unike të Parisit, duke i dhënë qytetit një prekje më të sofistikuar dhe moderne.
Postimi i saj në Instagram, i shoqëruar me përshkrimin “Bonsoir, Paris” dhe një emoji ylli, ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive./IndeksOnline/