Xhensila ‘shkrin’ rrjetin me foto familjare nga plazhi

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar nga pushimet e saj në bregdet.
Në foton bardh e zi të publikuar në rrjete sociale, Xhensila shfaqet e ulur duke mbajtur në krahë djalin e saj të vogël, ndërsa vajza e saj i qëndron pranë, shkruan Indeksonline.
Postimi ka marrë komplimente nga miqtë dhe fansat.
Ky moment i sinqertë tregon edhe një herë lidhjen e fortë të artistes me familjen e saj, teksa shijon ditët e nxehta të verës pranë më të dashurve./Indeksonline/
