75 Mall Live Search
23:36 / E Diele, 10 Gusht 2025 / G T

Vetëm pak orë pas zyrtarzimit, Nunez shënoi gol me Al Hilalin

Skuadra e Al Hilalit sonte zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj ekipit zvicran, Aarau dhe fitoi me shifrat e thella 6:0.

Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Uruguait, Darwin Nunez, shkruan Indeksonline

Më pak se 24 orë pas zyrtarizimit, Nunez luajti dhe shënoi gol për ekipin arab.

Golat tjerë i shënuan: Milinkovic, Kanno (2), Petit (Autogol) dhe Fofana (Autogol)./Indeksonline/