Situata me zjarret, dy helikopterët “Black Hawk” të Emirateve të Bashkuara Arabe mbërrjnë në Kuçovë

Dy helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Zjarret më problematike janë në Poliçan ku janë evakuuar të moshuarit e azilit aty pranë dhe banorët e lagjes “Plirëz”, ndërsa problematike është situata edhe në zonën e Hajdarajt në Kavajë. (A2 Televizion)