Zelensky thotë se Rusia po zhvendos trupat për ofensiva të reja

Zolodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk po tregon shenja se po përgatitet t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës tha në një fjalim në mbrëmje se, sipas raportit të fundit të inteligjencës, Rusia po përgatitet për ofensiva të reja, shkruan Skynews.
“Ata po i lëvizin trupat dhe forcat e tyre në një mënyrë të tillë që të nisin operacione të reja ofensive”, tha ai.
Ndryshe, ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.