75 Mall Live Search
20:19 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / FR

Mesazhi prekës i Ozzy Osbourne pas koncertit lamtumirës në Birmingham

Sharon Osbourne ka zbuluar një moment emocionues nga koncerti i fundit i Ozzy Osbourne me “Black Sabbath” në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, vetëm 17 ditë para se të ndërronte jetë.

Ozzy, i cili ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit, performoi para më shumë se 40,000 fansave në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.

Gjatë këtij eventi, ai u shpreh me fjalët e thjeshta, por të fuqishme: “Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra”.

Koncerti arriti të grumbullojë 190 milionë dollarë për bamirësi, që u ndanë në mënyrë të barabartë mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.

Sharon kujtoi një bisedë me Ozzy-n pas një koncerti në Villa Park, ku këngëtari i njohur u shpreh i emocionuar: “Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin”.

Ky moment tregon anën më të ndjeshme të “Princit të Errësirës”, një ikonë e muzikës rock që do të mbetet gjithmonë në zemrat e fansave të tij.