75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Ja cilin numër do të mbajë Sesko te Unitedi

Benjamin Sesko është nga blerjet e mëdha të Manchester Unitedit këtë sezon.

Ai përkrah Mbeumos dhe Cunhas, shihen si përforcimet e mëdha të Amorimit, ku do të synojnë të garojnë ndaj top skuadrave në Premierligë.

Tashmë është mësuar edhe numri që do të mbajë slloveni te “djajtë e kuq”.

Sesko, do të mbajë numrin 30, numër ky që e kishte mbajtur te RB Leipzigu dhe RB Salzburgu.

Slloveni, pritet që të bëjë debutimin e tij me Unitedin, këtë të dielë ndaj Arsenalit në “Old Trafford”./IndeksOnline/