PSG-ja e bën një blerje të bujshme nga Premierliga

Kampioni i Evropës, PSG-ja është përforcuar në repartin e mbrojtjes.
“Parisienët”, transferuan mbrojtësin ukrainas, Ilya Zabarnyi nga Bournemouthi.
Zabarnyi, është blerja e dytë e PSG-së pas asaj të Lucas Chevalier nga Lille.
PSG-ja, pagoi rreth 66 milionë euro për ukrainasin, i cili do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.
Ai pritet të udhëtojë në Udine, për t’iu bashkuar skuadrës për ndeshjen e Superkupën së Evropës ndaj Tottenhamit./IndeksOnline/