Kurti pa qëndrim të prerë për vendimin e Kushtetueses: Duhet ta presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk shprehu qëndrim të prerë se a do të respektojë Lëvizja Vetëvendosje a jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me bllokadën në Kuvendin e Kosovës.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë. E kemi pasur më 26 qershor dhe më 8 gusht, por ky i 8 gushtit është veç njoftim”, tha Kurti.
Ai deklaratën e bëri pas diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë, që u mbajt në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës.