Bajrami: LVV-ja i ka dy forma për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit

LDK-ja ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën konstituive për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit po sa ajo të thrritet nga kryesuesi i seancës. Deputetja e këtij subjekti politik, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kthehet votimi i hapur ashtu siç parashihet me kushtetutë.
Deputetja Bajrami tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim se nuk do të votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryetar të kuvendit nëse nuk janë pjesë e një marrëveshje politike.
“Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Ne konsiderojmë se janë dy forma për të konstituuar kuvendin: Partia e cila ka dal e para duhet ta bëjë shumicën përmes marrëveshjeve politike dhe ne kemi thënë se në qoftë se nuk jemi pjesë e kësaj marrëveshje politike atëherë nuk do të votojmë. Ka edhe një formë tjetër e cila bëhet përmes gjetjes së një kandidati konsensual. Ju e dini se partitë e tjera politike të përfaqësuara në kuvend kanë dhënë pothuajse dyzet opsione të tjera për LVV-në”, tha Bajrami.