Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Hajvali, ia publikon edhe foton

Policia e Kosovës më saktësisht Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë po kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen që ndodhi dje në Hajvali.
Sipas Policisë personi i dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati.
Nga Policia thonë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, duhet të kontakohet në E-mail: info@kosovopolice.com apo në nëmurin e telefonit 192./Indeksonline