Një “wow” i Bebe Rexhës për propozimin e Georgina Rodriguez ‘çmend’ Instagramin

Georgina Rodriguez ka zbuluar për ndjekësit e saj një moment shumë të veçantë nga jeta personale – propozimin për martesë nga futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo.
Në një postim emocionues në Instagram, ajo publikoi një foto ku tregon unazën madhështore me diamant, duke shkruar:
“Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia.”
Mes urimeve të shumta nga figura të njohura botërore, spikati reagimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila komentoi thjesht: “Wowwwwww.”

Komenti i Bebe-s mori mbi 17 mijë pëlqime, duke u renditur ndër më të vlerësuarit në postimin e Georgina-s.
Megjithatë, në seksionin e komenteve pati edhe replika ofenduese dhe raciste nga disa përdorues serbë, të drejtuara ndaj artistes shqiptare.