75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / MSH

Aktores i ndodh e papritura: I zhduket gjarpri në shtëpinë e Taylor Swift-it

Zoe Kravitz ka pasur një situatë të sikletshme në fillim të këtij viti.

Teksa po qendronte në shtëpinë e këngëtares së njohur, Taylor Swift, ajo humbi gjarprin e saj, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë së fundmi, Kravitz pohoi se po qendronte përkohësisht në shtëpinë e Taylorit, bashkë me nënën e saj.

Dhe, teksa po kryente punët e shtëpisë, ajo u njoftua nga e ëma se kafsha e saj shtëpiake, gjarpri Orpheus, kishte hyrë në një vrimë në banjon e katit të dytë.

Nëna e Zoet u alarmua nga frika se mos gjarpri nuk mund të dalë që aty, duke e kapur për bishti për ta mbajtur jashtë.

Kjo ka bërë që Zoe të thërrasë për ndihmë dhe të shkatërrojë tualetin e mikeshës, për të nxjerër gjarprin nga muri.

“I thashë administratorit të shtëpisë së saj: ‘Sigurisht, do të paguaj që gjithçka të rregullohet. Të lutem mos thuaj asgjë derisa të rregullohet'”, u shpreh Kravitz.

Por kur ylli 36-vjeçar e telefonoi shoqen e saj, Taylor tashmë ishte e vetëdijshme për atë që kishte ndodhur.

“Mbaj mend që e thirra dhe i thashë: ‘Hej, doja të flisja me ty për diçka.’ Dhe ajo më tha: ‘A ka të bëjë me faktin që për pak sa nuk humbe një gjarpër në shtëpinë time dhe më shkatërrove banjën?’”