IKSHPK-ja me rekomandime për të mbajtur shtëpinë freskët gjatë ditëve të nxehta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shpërndarë disa këshilla se si të mbahet shtëpia e freskët në këto ditë të nxehta.
IKSHPK-ja rekomandon që të hapen dritaret në mbrëmje dhe gjatë natës, për të ftohur shtëpinë, të mbyllen dritaret dhe të mbulohen me perde gjatë ditës, kur temperaturat janë të larta, të fiken pajisjet elektrike dhe të përdoren ventilatorë elektrikë, vetëm kur temperatura është nën 40 gradë.
IKSHPK-ja gjithashtu rekomandoi që të vishen rroba të lehta dhe prej pambuku, të bëhet dush dhe të konsumohet rregullisht ujë.
