75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / G T

Ranglista e UEFA-s, Superliga në vendin e 37-të/ Ballkani para Hajduk Splitit

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA sot ka publikuar ranglistën e re.

Superliga e Kosovës është në pozitën e 37-të në Europë, para Bosnjës dhe Kazakistanit, shkruan Indeksonline

Sa i përket klubeve, Ballkani është më e suksesshmja dhe gjendet në pozitën e 163-të, madje para Hajduk Splitit, që ka histori të madhe në futbolklin kroat.

E dyta skuadër më e fortë në Kosovë sipas UEFA-s, është Drita që radhitet në pozitën e 190, para: Larne-s dhe Brondby-s.

Kujtojmë që pikërisht këto dy skuadra kosovare të enjtën synojnë të vazhdojnë drejt play-offit në garat e UEFA-s./Indeksonline/