Ilir Meta mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për t’ia hequr masën e arrestit në burg.
Pas shqyrtimit të kërkesës nga gjyqtari Erjon Çela, gjykata vendosi ta lërë në fuqi masën e arrestimit të dhënë ndaj tij, duke e mbajtur atë në burg.
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO-ja, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara politikisht”.