75 Mall Live Search
21:40 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / S Z

Mehmeti: Deputetët e sotëm kanë legjitimitet, por nuk kanë më kredibilitet

Publicisti, Kim Mehmeti ka deklaruar se 120 deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës kanë legjitimitet, pasi janë të zgjedhur nga populli, por u mungon kredibiliteti.

Mehmeti në Tëvë1, ka theksuar se për të zhbllokuar ngërçin politik, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhjet e reja parlamentare.

“Unë nuk jam ndonjë ekspert, mirëpo ka disa gjëra që vetë logjika t’i tregon. Nëse kjo gjykatë do ta kishte qëllim të parë Kosovën dhe Kushtetutën, atëherë këta 120 deputetë kanë legjitimitet se i ka zgjedhur populli, por nuk kanë më kredibilitet. Edhe në rrethana të atilla zgjidhje për mua do të ishte zgjedhje të reja se nuk ke punë më me këta deputetë, këta e thanë të vetën 50 e sa herë nuk u morën vesh dhe do të thotë ju prapë iu jepni mundësi. Këtu sipas meje fshihet diçka prapa edhe tash çfarë bën? Shkon në variantin që vetëm tri herë e çka pastaj?”, ka thënë ai.