Ardon Jashari zbulon bisedën me Igli Taren: Më tha se do bënte gjithçka vetëm se unë të vija në AC Milan

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari ka dalë për herë të parë në konferencë për media si lojtar i AC Milanit.
Ai tregoi edhe historinë rreth transferimit nga Club Brugge në ekipin italian, e që bisedimet zgjatën shumë, shkruan Indeksonline
Jashari tregoi hisorinë me Igli Taren, ku drejtori shqiptar i klubit italian tha se do bënte gjithçka për ta sjellë mesfushorin në “San Siro”.
“Të gjithë e dinë se negociatat ishin të gjata. Por që nga kontaktet e para, ishte e qartë që do vija këtu në AC Milan. Nuk ishte e lehtë, sepse te Club Brugge isha shumë i rëndësishëm.
“Duhej durim. Igli Tare gjithmonë më thoshte se do bënte gjithçka për të më sjellë këtu. Edhe pse kishte shumë oferta tjera, unë doja vetëm Milanin. Tani jemi të gjithë të lumtur”, u shpreh Jashari
Jashari flet edhe për presionin:
“Ndihem pak nën presion, por kushdo që vesh këtë fanellë e njeh presionin, dhe mendoj se është normale. Do të punoj shumë për t’i bërë tifozët krenarë dhe për të shpërblyer besimin e klubit. Dua të bëhem një lojtar i nivelit të lartë”, vazhdoi tutje futbollisti shqiptar.
Ardon Jashari tashmë ka bërë debutimin me fanellën “kuqezi”, por vetëm në ndeshje miqësore.
Kurse këtë të dielë, Milan luan ndaj Barit në Coppa Italia dhe mund të ketë minuta për mesfushorin./Indeksonline/