75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / LB

NISMA në Prishtinë publikon listën për kuvendin komunal

Nisma Socialdemokrate, dega në Prishtinë, ka publikuar listën për kuvendin komunal. Në këtë listë bëjnë pjesë 56 djem e vajza që synojnë një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Listës i prin, asamblisti i këtij subjekti, Endrit Zabergja, i pasuar nga Granit Shala.

“Listë me 70% rini dhe afro 50% gra, lista e NISMA-s për kryeqytetin ofron standardin politik të së sotmes dhe të nesërme”, ka shkruar Zabergja.