Baraliu: Refuzimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese mund të jetë fatal për vendin

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar situatën e fundit në kuvend dhe pritshmëritë për seancat e radhës, pas vendimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, partitë politike dhe udhëheqësit e tyre duhet të veprojnë në përputhje me vendimin e gjykatës, ndryshe vonesat dhe mënyrat e mëparshme të veprimit mund të kenë pasoja të rënda për vendin.
“Nëse vazhdojmë me avazin e vjetër, udhëheqjet e partive nuk po pyeten dhe janë të detyruara të veprojnë nën presionin e kryetarëve të partive. Nëse kjo vazhdon, konstituimi i kuvendit mund të shtyhet dhe ata duhet të reflektojnë çdo minutë. Kur të hyjë në fuqi aktgjykimi, ata do ta kuptojnë se duhet të veprojnë në përputhje me vendimin, sepse çdo alternativë tjetër është fatale për vendin”, ka deklaruar Baraliu në teve1.