Duda Balje garon për asamble komunale në Prizren, a do të jap dorëheqje nga posti i deputetes?

Deputetja boshnjake, Duda Balje do të garojë për asamble komunale në Prizren. Ajo ka bërë të ditur se do të jetë bartëse në listën e SDU-së për zgjedhjet lokale të vitit 2025.
“…këtë vit, SDU forcon zërin dhe praninë e saj!
Partia SDU do të marrë pjesë në zgjedhje në dy komuna – Prizren dhe Dragash, transmeton Indeksonline
Në komunën e Prizrenit, ne garojmë si pjesë e një koalicioni, të bashkuar me partnerë që ndajnë vizionin tonë për zhvillim dhe një jetë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/

