75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 14 Gusht 2025 / Gj Sh

Ekskluzive: Mosmarrëveshje me Bylbyl Sokolin, Festim Alidema largohet nga Drenica pa nisur sezoni

Futbollisti Festim Alidema javë më parë është rikthyer në futbollin kosovar, ku kishte nisur edhe stërvitjet me skuadrën e Drenicës.

Por IndeksOnline merr vesh se Alidema është larguar nga klubi nga Skenderaj, pak para fillimit të sezonit të ri.

Burime tona bëjnë me dije se Alidema kishte mosmarrveshje me kryetrajnerin e Drenicës, Bylbyl Sokolin.

Festim Alidema sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Pogradeci, derisa shumëshpejt do të shohim klubin e ri./IndeksOnline/