75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 15 Gusht 2025 / G T

Pritje deri një orë e gjysmë në pikat kufitare për dalje nga Kosova, përditësohen të dhënat e fundit

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, transmeton KosovaPress.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta. Përderisa pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Raportohen pritje deri 1 orë e gjysmë te Dheu i Bardhë, kurse deri 20 minuta në Merdar.