Arrestohet i dyshuari nga Suhareka, që ishte i dënuar me burgim

Si rezultat i një angazhimi ndërmjet Policisë së Inteligjencës dhe policëve nga Njësia Ndërlidhëse për Siguri, sot është arritur që të lokalizohet dhe të arrestohet i kërkuari N.S., nga fshati Samadraxhë i Suharekës.
I dyshuari ishte i kërkuar me letër-rreshtim të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.
N.S. ishte i dënuar me aktvendim të plotfuqishëm të gjykatës me burgim prej një viti, për shkak të kryerjes së veprave penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I arrestuari, në bazë të vendimit të gjykatës përgjegjëse, u dërgua në vuajtje të dënimit.