75 Mall Live Search
10:26 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / A

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet një person në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Sipas autoriteteve, pas inicimit të rastit dhe intervistimit nga organet kompetente, prokurori ka vendosur që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

“Pejë 15.08.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari Është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.