75 Mall Live Search
10:36 / E Shtunë, 16 Gusht 2025 / Gj Sh

Salah u largua i fundit nga ”Anfild”, qante për Jota-n e këndonte bashkë me tifozët e Liverpulit (Video)

Mohammed Salah shënoi golin e fundit dhe vulosës të fitores së Liverpoolit mbrëmë në ndehsjen hapëse të Premier Ligës ndaj Bournemouthit.

Gjatë tërë takimit pati momente emocionuese ku nderohej Diogo Jota, lojtari i të Kuqve që bashkë me vëllanë e tij humbën jetët tragjikisht këtë verë pas një aksidenti me veturë.

Salah u duk në disponim të mirë kur dha golin dhe festoi përplot me hare me tifozët.

Sidoqoftë, kur u mbyll ndeshja dhe po bashkëduartrokiste me ta, ai u pa i përlotur për bashkëlojtarin që e humbi në rrethana shumë të dhimbshme.