Suhareka e largon nga pozita e trajnerit Mirel Josën, prezanton stafin e ri teknik

Mirel Josa nuk do të jetë trajner i FC Suharekës këtë sezon.
Klubi verdhezi përmes një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar stafin e ri teknik, shkruan IndeksOnline.
Trajner i ri i Suharekës do të jetë Rafet Mullallari.
Armend Kolgeci do të jetë ndihmës trajner ndërsa Ensar Gjurgjiali do të jetë trajner i portierëve./IndeksOnline/