75 Mall Live Search
09:13 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Burim

Djali e bën për spital babanë në Ferizaj, përfundon në mbajtje

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe pas matjes së alkoolit ka rezultuar me 0.72%.

Gjatë arrestimit bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I njëjti është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/