75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Gj Sh

Derbi i javës së parë, formacionet e mundshme të ndeshjes Manchester United – Arsenal

Premierliga këtë sezon ka nisur shumë fuqishëm.

E sot do të zhvillohet derbi i javës së parë, ku në ”Old Trafford”, Manchester United do të përballet me Arsenalin, ndeshje e cila nis në 17:30, shkruan IndeksOnline.

Të dyja skuadrat janë përforëcuar gjatë afatit kalimtar veror dhe pritet një ndeshje e zjarrtë.

Benjamin Sesko, Bryan Mbeumo e Matheus Cunha pritet të debutojnë te Manchester United, ndërsa Viktor Gyokeres dhe Martin Zubimendi te Arsenali.

Formacionet e mundhsme:

Manchester United: Onana; De Ligt, Maguire, Yoro; Amad, Casemiro, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Mount; Cunha

Arsenal: Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Lewis-Skelly; Zubimendi, Odegaard, Rice; Saka, Gyökeres, Martinelli./IndeksOnline/