75 Mall Live Search
10:57 / E Diele, 17 Gusht 2025 / Gj Sh

Javier Tebas mirëpret rregullat e reja të arbitrimit në La Liga

Me fillimin e sezonit të ri në La Liga, janë vendosur disa rregulla të reja rreth arbitrimit të ndeshjeve.

E Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se është i kënaqur me rregullat e reja dhe shpreson që këto të funksionojnë sa më mirë, shkruan IndeksOnline.

Gjyqtari në La Liga nga sezoni 2025-2026, do të përdorin VAR vetëm në rastet e gabimeve të qarta, që janë të dukshme dhe për t’ia lënë vendimin përfundimtar kryegjyqtarit.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Teknik i Gjyqtarëve (CTA) ka pësuar ndryshime, me ish-gjyqtarin Fran Soto si presidenti i ri.

“Jemi të kënaqur me ndryshimin në CTA dhe drejtimin që Fran Soto do të vendosë, dhe ai nuk ka nevojë të jetë një gjyqtar elitar. Shpresojmë që inteligjenca artificiale do të funksionojë mirë me ngritjet në kategori dhe rëniet, por eksperti, Chema Alonso, është shndërruar në armikun e LaLigas dhe pozicioni i tij ishte i papajtueshëm me kompaninë që e punësoi, megjithëse dëgjova për këtë përmes medias.”, deklaroi Tebas./IndeksOnline/