Xavi Simons i interesuar vetëm për Chelsea

Mes zërave të merkatos verore, duket se sulmuesi i RB Leipzig, Xavi Simons, ka një preferencë të qartë për të ardhmen e tij.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, holandezi ka vendosur që do të konsiderojë vetëm një destinacion: Chelsea.
“Xavi Simons nuk ka marrë në konsideratë asnjë klub përpos Chelseat”, shkruan Romano.
Për momentin, të gjitha palët e përfshira po presin zyrtarizimin e largimit të Nkukut nga Chelsea, para se të nisin hapat e tjerë në bisedimet për Simons.
“Xavi nuk e dëshiron Bayernin, vetëm Chelsean”, shtoi Romano.
Romanoi gjithashtu sqaroi pozicionin e Manchester City në merkato.
“Synimi i Manchester City (vetëm nëse Savinho i bashkohet Spursave) është Rodrygo, nuk është Xavi apo Akliouche”.
Ky lajm tregon qartë se Simons ka një ide të vendosur për të ardhmen e tij dhe gjithçka varet nga lëvizjet e tjera që Chelsea do të bëjë në javët e ardhshme.