75 Mall Live Search
23:53 / E Diele, 17 Gusht 2025 / F.R

Milan fiton ndaj Barit në Kupën e Italisë, debuton Ardon Jashari

Milan ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Barit në 1/32 e finales në Kupën e Italisë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe futbollisti Ardon Jashari, por që nuk ishte startues.

Leao kaloi kuqezinjtë në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Pulisiq e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të të takimit dhe vulosi fatin e kualifikimit.

Në minutën e 66-të Ardon Jashari u aktivizua në lojë, duke e bërë debutimin zyrtar me kuqezinjtë.