“Kam qenë në ‘Titanik'”, foto të DiCaprio-s dhe të dashurës së re bëjnë bujë

Aktori i famshëm i Hollivudit, Leonardo DiCaprio po shijon pushimet e tij.
Ai u “kap” në një jaht me të dashurën e tij, modelen Vittoria Ceretti, pranë Formenterës, një ishull spanjoll në detin Mesdhe, transmeton Indeksonline.

Edhe pse e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, ata shpesh mund të shihen duke udhëtuar së bashku.
Aktori dhe modelja e famshme janë bashkë që nga viti 2023.

Së fundmi pati një intervistë për “Vogue”-n ku u pyet nëse e kishte parë “Titanikun”, filmin që e bëri të famshëm partnerin e saj, ajo thjesht qeshi dhe u përgjigj se ishte një film kult.

“Sapo të kesh një lidhje me dikë që është më i famshëm se ti, bëhesh ‘e dashura e dikujt’ ose ‘i dashuri i dikujt’. Dhe kjo mund të jetë vërtet irrituese”, tha ajo.
Ajo foli gjithashtu për sfidat e të qenët në një marrëdhënie me një personazh të famshëm dhe se si kjo marrëdhënie e formoi atë si person.

Ajo shpjegoi se si gjithçka është më e lehtë kur marrëdhënia është plot dashuri dhe siguri, edhe pse partneri i saj është një nga “burrat më tërheqës në botë”.
“Është diçka që e mëson. Nëse ajo që po përjetoni është reale dhe nëse e dini që e doni njëri-tjetrin, atëherë nuk ka arsye për të pasur frikë. Sepse dashuria mbron dhe jep siguri”, përfundoi ajo./Indeksonline/
