75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / Valdrin Krasniqi

Arrestohen dy persona në Prishtinë për grabitje me dhunë, konfiskohet motoçikleta dhe paratë e grabitura

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast grabitjeje me kërcënim të ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në kryeqytet.

Sipas raportit policor, viktima  është kanosur nga dy persona, të cilët më pas i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmton IndeksOnline.

Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, të dyshuarit janë lokalizuar dhe ndaluar pak kohë më vonë. Gjatë kontrollit ndaj tyre, policia ka gjetur një motoçikletë dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës, si edhe shumën e parave të grabitura.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë.

Policia apelon për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për parandalimin e rasteve të tilla./IndeksOnline/