Me foto para pasqyrës, Luana paralajmëron një rikthim të nxehtë

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyrës, ku duket e kuruar në çdo detaj.
Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Mirëmëngjesi, kthehemi të hënën te punët”, shkruan Indeksonline.
Me këtë mesazh ka lënë të kuptohet se pas pushimeve verore është gati të rikthehet me projektet e saj televizive.
Ky postim bëri bujë të madhe në mediat rozë dhe fansat janë ata të cilët mezi presin surprizat që Luana ka rezervuar për sezonin e ri./Indeksonline/
