E futën Kosovën në krizë politike, kuvendi siguron laptopë të ri për deputetët

Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë thuajse jofunksional duke mos arritur të zgjedhë drejtuesin e saj. Por pavarësisht bllokadës, deputetët vazhdojnë të kenë privilegje.
Tashmë deputetët do të kenë secili nga një llaptop të ri dhe personal.
Procedurat për këta llaptopë kanë filluar. Grupi i operatorëve ekonomikë “EGS & Pattern” është shpallur fitues i tenderit për furnizimin me pajisje të teknologjisë informative.
Kontrata e nënshkruar ka vlerë 89 mijë e 970 euro.
Sipas dokumenteve të prokurimit, në këtë aktivitet kanë konkurruar tetë grupe të operatorëve ekonomikë, ndërsa pas një procedure të gjatë dhe maratonike, kontrata përfundimisht është nënshkruar me kompaninë fituese./Indeksonline/

