75 Mall Live Search
15:19 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Nis rrjedhja e afatit, nga sot brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja thekson se tashmë afati prej 30 ditësh për formimin e Parlamentit, ka nisur të rrjedhë.

Tutje, kjo gjykatë shpjegon me saktësi se si duhet të veprohet gjatë seancës.

“Rrjedhimisht, Gjykata konstaton që Kryesuesi i Seancës Konstituive duhet të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në aktagjykim transmeton Klankosova.tv.

Rrjedhimisht, Gjykata në vijim përcakton që deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi.