75 Mall Live Search
18:38 / E Hënë, 18 Gusht 2025 / BA

Sulmet ruse vrasin civilë ukrainas para takimit të rëndësishëm në Uashington

Sulmet ruse me dronë goditën një ndërtesë banimi në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, para një takimi të rëndësishëm në Uashington ndërmjet udhëheqësve të Ukrainës, atyre evropianë dhe të SHBA-së.

Prefekti i Harkivit tha më 18 gusht se të paktën 7 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën. Qyteti i Zaporizhjas, po ashtu, u godit nga sulme të përgjakshme.

Në përgjithësi, sulmet ruse gjatë natës në qytetet ukrainase i vranë 10 njerëz. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i quajti sulmet “përpjekje cinike” për t’i minuar bisedimet në Uashington./REL